Merr produkte vendore falas!

0
115

Organizata studentore “Paqja Studentore” e Universitetit të Prishtinës ka organizuar një aktivitet në lidhje me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për taksën 100% ndaj Serbisë.

Ky aktivitet do mbahet më 28 nëntor nga ora 11:00-15:00 në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, raporton OxygenPress.

Këtë aktivitet e kanë mbështetur shumë kompani vendore të cilat janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë duke dhuruar sasi të mëdha të produkteve të tyre. Gjitha këto do iu shpërndahen kalimtarëve të rastit që gjenden në këtë shesh.

Qëllimi i gjithë këtij aktiviteti është vetëdijësimi i qytetarëve për t’i bojkotuar produktet serbe dhe t’i blejnë ato vendore./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu