Merkel përjashton kontrollet kufitare me Francën, megjithë rastet në rritje të Covid-19

0
239

Përkundër rritjes së numrit të infeksioneve në rajonin kufitar francez të Moselës, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk kishte në plan të forconte kontrollet në kufi, siç është rasti me Republikën Çeke ose me provincën austriake të Tirolit.

“Kontrollet e kufijve nuk janë në rendin e ditës për momentin”, tha Merkel.

Duke iu referuar kontrolleve të tjera kufitare, Merkel theksoi se kjo situatë ishte e ndryshme dhe se landet gjermane të Bavarisë dhe Saksonisë, në kufi me Austrinë dhe Republikën Çeke, kishin bërë thirrje për kontrollet kufitare.

Komentet e Merkel erdhën pasi Franca shtrëngoi rregulloret e hyrjes në këtë rajon kufitar për gjermanët.

Që nga 1 marsi, udhëtarët ndërkufitar që nuk udhëtojnë për punë do të duhet të paraqesin një test negativ PCR pas mbërritjes që nuk është më i vjetër se 72 orë./ATSH