Merkel: Mund të humbasim kontrollin mbi virusin pa masa më të ashpra

0
129

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se vendi mund të humbasë kontrollin mbi pandeminë e COVID-19, nëse rajonet me norma në rritje të infeksionit nuk ashpërsojnë masat.

“Rrezikojmë një përhapje eksponenciale të virusit, nëse autoritetet shëndetësore nuk janë më në gjendje të ndjekin zinxhirët e infektimit”, paralajmëroi Merkel pas një videokonference me kryetarët e bashkive të 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë.

“Numrat e infeksioneve mund të rriten, por ne jemi gjithçka, përveçse të pafuqishëm”, shtoi ajo.

Kancelarja mirëpriti rivendosjen e kufizimeve në disa qytete, përfshirë Berlinin dhe përgëzoi Mynihun që tashmë provoi se përhapja e virusit mund të vihet nën kontroll me rregullat e përdorimit i maskave dhe kufizimi i shoqërimit.