Merkel: Kujtimi i krimeve naziste i pandashëm nga identiteti gjerman

0
65

Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti gjerman, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel, gjatë vizitës në kampin e Auschwitz-it.

“Të kujtosh krimet, të emërtosh autorët e tyre dhe t’u paguash viktimave një homazh dinjitoz është një përgjegjësi që nuk ndalet kurrë. Eshtë e padiskutueshme dhe e pandashme nga vendi ynë. Është pjesë e identitetit tonë kombëtar”, tha ajo.

Në fjalën e saj, ajo paralajmëroi për rrezikun e rritjes së racizmit dhe përhapjes së urrejtjes, si edhe të antisemitizmit që kërcënon komunitetet hebraike në Gjermani, Evropë dhe në mbarë botën.

Angela Merkel, viziton sot për herë të parë ish-kampin e shfarosjes të Auschwitz-it, e para  udhëheqëse e një qeverie gjermane prej afro një çerek shekulli, ku u vranë 1,1 milionë njerëz mes viteve 1940-1945.

Kancelarja e ndërmerr këtë vizitë pak para përkujtimit të 75-vjetorit të çlirimit të Auschwitz-it nga Ushtria e Kuqe, më 27 janar 1945.

Ajo u shoqërua nga homologu i saj polak Mateusz Morawiecki dhe nga një i mbijetuar Auschwitz-it, Bogdan Bartnikowski, 87 ans, si edhe nga përfaqësues të komunitetit hebre.