Merkel: Gjermania në prag të fazës së re të pandemisë

0
140

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se vendi ishte në prag të një faze të re të pandemisë, ndërsa Berlini vendosi për të liruar me kujdes kufizimet e koronavirusit.

”Gjermania duhet të hyjë në fazën e re jo me pakujdesi, por me shpresë të justifikuar”, theksoi kancelarja Merkel.

Gjermania ka në plan të sigurojë një zbutje të planifikuar të bllokut të saj me një masë të shpejtë të testimeve.

”Testet tregojnë me saktësi të mirë nëse dikush është ngjitës”, theksoi Merkel pas disa orë bisedimesh me kryeministrat e landeve.

”Testet javore falas do të jenë në dispozicion në Gjermani nga 8 marsi”, shtoi Merkel.