Merkel bisedime për shtrirjen e kufizimeve antiCOVID-19

0
135

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet sot me 16 ministrat e landeve për të diskutuar në lidhje me shtrirjen e kufizimeve për frenimin e koronavirusin.

Sipas një projekt dokumenti është e mundur që kufizimet të zgjaten, ndoshta deri në mars, sepse ato do të përfundojnë më 14 shkurt.

Gjermania është nën një formë apo tjetër kufizimi që prej nëntorit, gjë që ka sjellë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe kompanive jothelbësore.

Disa shtete federale kanë hartuar tashmë plane individuale për një rihapje graduale të kopshteve dhe shkollave duke nisur nga java e ardhshme.

Merkel deklaroi se kundërshtonte me çdo formë lehtësimin deri më 1 mars, sipas burimeve të pranishme gjatë një takimi në internet të partisë së saj të Unionit kristian-demokrat (CDU).

Gjatë takimit, Merkel deklaroi se ishte vendimtare për të ulur shkallën e infeksionit para se varianti i koronavirusit para se varianti i koronavirusit, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe të merrte epërsi./ATSH