Merita Halili, lule e bukur e ‘Tironës’ dhe e krejt shqiptarisë

0
105

Një tiranase e lindur, ja kushtoi lirikën e saj kryesisht Shqipërisë së mesme. Jo pa një arsye, ajo u bë një nga këngëtaret më të njohura në vend, pasi që në gjenezë, në moshë shumë të re, mori pjesë nëpër festivale duke nisur nga ai në Gjirokastër, në Festivalin Kombëtar Folklorik.

Ndryshimi i Meritës nga elita muzikore ishte zëri i saj ishte ndër të parët të cilës i dëgjoheshin regjistrimet nga shqiptarët anembanë dhe ende plot kërshëri. Merita për disa kohë ishte dhe soliste në Radio Televizionin Shqiptar me Ansamblin Shtetëror për këngët dhe vallet popullore.

Kurorëzimet e saj nisin në 1995 kur u njoh dhe nga gjithë diaspora shqiptare me rrëmbimin e çmimit të pare në festivalin gala në Tiranë “12 në Holliwood”. Përçoi zërin e këngëtarëve të vjetër duke risjellë regjistrime të këngëve të tyre.

Merita Halili ishte një nga ato këngëtare e cila punoi me vargun dhe tingullin në një kombinim perfekt si dhe teknikë të përsosur vokale. Ajo tashmë jeton në SHBA ku dhe është larguar prej shumë vitesh, por nuk e braktisi kurrë Tiranën.

Tiranën…, dhe jo vetëm duke qenë se është gjatë gjithë kohës në lëvizje e në fluturim nëpër botë. Ajo e përkufizon Amerikën si një ëndërr të realizuar prej saj, një vend i veçantë , shëmbëlltyrë e demokracisë.

Vendimi për tu larguar nga Shqipëria, ishte një ndër më të mëdhatë si pas saj që kishte ndërarrë në jetë. Sipas rrëfimit të saj rrugëtimi i saj në SHBA nisi në një festival ndërkombëtar për folklorin.

Merita Halili shkoi në Amerikë me një emër, atë e njihnin, e nuk ishte e rastësishme në këngë. Jo vetëm nga shqiptarët e atjeshëm, por zëri i saj u pëlqye dhe u duartrokit, dhe nga të huajt, pikërisht se kanë ndjerë origjinalitetin, të bukurën specifiken.

Merita gjithashtu i dhuroi jo vetëm veshit këndshmërinë e të dëguarit por dhe syrit atë të parit të bukurën në veshjen tonë të veçantë, shqiptare. “Koloriti i veshjeve tona është një çudi, në mënyrën e prerjes mbizotërojnë e bardha dhe e kuqja, kanë lënë efekte shumë të jashtëzakonshme për spektatorët, intelektualët që na afroheshin pas festivaleve për të parë rrobat tona.

Edhe gazeta më prestigjioze Nju Jork Times, ka bërë vlerësime të shkëlqyera për veshjen tonë, ata e cilësuan si veshjen më të veçantë. Jam ndjerë shumë e privilegjuar nga ky konstatim. Nuk është e paktë që në një vend si SHBA të zësh vend në gazetën më prestigjioze. Në këtë rast merita nuk ishte e imja, por e duarve të arta të grave shqiptare që bëjnë punime të rralla artizanale, që s’mund t’i gjesh në vende të tjera.”, thoshte ajo.

Një pjesë e rëndësishme e sukseseve të saj sipas rrëfimeve ka qenë edhe bashkëshorti i saj Raifi, instrumentist me vlera. Merita dhe Raifi kanë bashkëpunuar në karrierën e tyre me një harmoni të rrallë. Edhe kur ktheheshin në Shqipëri, si në rastin e “Natës speciale të Shqipërisë së mesme” ishin sëbashku, ku në atë mbrëmje kishte përmbajtje të krijimtarisë së pasur të këngëtares.

Ndonëse një mërgimtare tashmë, e larguar prej vitesh në Amerikë, Merita Halili, nuk ka munguar në skenën shqiptare nuk ka munguar edhe në aktivitetet kushtuar këngës popullore, ku ajo ka qenë e ftuar. Në edicionin e 15 të “Sofrës Tiranase” këngëtarja Merita Halili erdhi enkas nga Amerika për të interpretuar këngët më të mira të repertorit të saj popullor.

Pavarësisht duartrokitjeve anembanë botës, dhe përtej Atlantikut, ajo është shprehur se i mungonin të tilla nga publiku shqiptar. Suksesi i këngëtares shqiptare dhe bashkëshortit të saj Raif Hyseni, ka ngritur në piedestal vlerat e Shqipërisë, duke u përmendur në gazetat amerikane.

Por pavarësisht dashurisë së saj, dhe mundësive për tu rikthyer, në Shqipëri vihet re një shkëputje e saj nga skena, një mungesë. “Largësia besoj se e justifikon këtë mungesë të prezencës sime në skenë.” Puna dhe vepra e këtij çifti vlerësohet aq shumë jo vetëm këtu në Shtetet e Bashkuara, si në radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan ashtu edhe në në radhët e amerikanëve dhe jo vetëm.

Rikthimi i tyre në Tiranë ishte mjaft emocionues në për Meritën dhe bashkëshortine saj. Pasqyrimi me përmasa të mëda në mediat shqiptare i dha kuptim këtij emocioni.

Raif Hyseni dhe Merita Halili, së bashku, qëndrojnë mbi të gjithë të tjerët, sidomos kur kemi të bëjmë – për të përdorur në fjalë nga politika, me ndërkombëtarizimin ose me përhapjen dhe me njohjen më mirë të muzikës dhe kulturës shqiptare jashtë trojeve të kombit, e nepërmjet tyre, të huajt njohin më mirë vetë shqiptarët, kulturën, vetitë dhe identitetin e tyre kombëtar.

Në këtë rast, njohje më të mire të shqiptarëve nga amerikanët dhe të tjerë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vepron e jeton për më shumë se dy dekada, çifti Merita Halili e Raif Hyseni. Muzikën ajo e përdori dhe si një promovim të kulturës shqiptare para amerikanëve dhe të huajve në këtë vend – të cilët dinë pak ose aspak për kulturën dhe muzikën shqiptare, duke shërbyer njëkohësisht edhe si promovues të vërtetë të një imazhi më të mire për shqiptarët kudo!

Përveç muzikës nga të gjitha trojet shqiptare, ata promovojnë gjithashtu edhe veshjet dhe kostumet shqiptare, pasi në shumë prej shfaqjeve të tyre si Merita ashtu edhe Hyseni veshin rroba kombëtare. Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo veprimtari për promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare para botës amerikane dhe ndërkombëtare, Hyseni dhe Merita, për disa vite tani, kanë themeluar në universitetin, “Montclair State University” Katedrën e Parë të Muzikës Shqipe për studentët e shtetit.

Ata janë shpërblyer edhe me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare për sukseset e tyre. Mirëpo, për shqiptarët, me veprimtarinë e tyre të palodhur, Merita dhe Hyseni zenë vendin e parë si ambasadorët më të mirë e më të denjë të muzikës dhe të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si të tillë – në kapacitetin e tyre — janë njëkohësisht edhe përfaqësues të vlerave shekullore të kombit shqiptar dhe identitetit të tij arbëror ndër shekuj..

Përkrahësit dhe adhuruesit e muzikës e saj për disa kohë u tremën teksa lajmi se Meita ishte sëmurë u përhap. Thuhej se ishte një sëmundje e pashërueshe, dhe në fakt e tillë ishte, kështu ka pohuar vetë Merita Halili, por ajo theksoi se sëmundja e quajtur “Lupus”, prek vetëm sistemin imunitar.

Një sëmundje, thotë ajo, që mund t’i ndodhë çdokujt, por shumica e njerëzve dhe nuk dihet ende nga se shkaktohet. Dihet vetëm që sistemi imunitar kthehet në një shkatërrues të trupit duke dëmtuar edhe qelizat e shëndetshme. Le të rikthehemi përsëri në artin e këtij bilbili shqiptar.., në vlerësimin e saj.

Një kulm i karrierës së saj, vlerësimit të zërit ishte dhe vlërsimi me çmimin ”Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”. Këtë çmim këngëtarja e merr në New York nga AAWO(Albanian American Women’s Organization).

Veç këtij çmimi, Merita Halili është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ku dy nga më të rëndësishmit janë , “Ambasadore e Kombit”dhe “Ambasadori Kombëtar” dhe “Mjeshtre e Madhe”.

Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që ka marrë nga Presidentët e Shqipërisë ishin “Ambasadore e Kombit” dhe “Mjeshtre e Madhe”.

Disa prej këngëve më të dëgjuara të repertorit të saj: Doli goca në penxhere, Lule t bukra ka Tirana, Më ka marrë malli për nonën time, Potpuri, E jotja jam, Erdh pranvera, Ku t’ka Lala, Vet më the të dua, Moj unaza rreth flori, Dashurohna të dy bashkë.