Mënyrat se si e imagjinojmë Botën Gabim, dhe si është e Vërteta

0
142

Shumica prej nesh kanë një imazh në kokat tona të botës. Edhe nëse e dimë se nuk është i saktë, jemi të kënaqur me faktin se të paktën kemi një ide jo shumë të qartë se si janë disa gjëra në këtë botë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre bazohen në njohuri jo të plota. Kjo nuk do të thotë që ne po imagjinojmë çdo gjë gabim. Arktiku është plot akull, anglezët pëlqejnë çajin dhe Rusia me të vërtetë është një vend i madh. Megjithatë, kur është fjala për pjesë të tjera të botës, përshtypjet tona mendore mund të jenë më larg nga e vërteta.

Hipnotizuesit e gjarprinjve janë ilegal në Indi

hipnotizues gjarpri

Për një vend të larmishëm dhe të madh si India, stereotipet rreth këtij vendi kanë tendencë të jenë të ndryshme gjithashtu. Nga aftësitë kompjuterike në ushqim me erëza deri te shumë lopë në rrugë, India krijon një varg imazhesh, në varësi të asaj që ju njihni për këtë vend. Megjithatë, hipnotizuesi i gjarpërinjve është një stereotip që të gjithë kanë për Indinë, pavarësisht se ku ndodheni. Kjo pavarësisht nga fakti se është një gjë e së kaluarës dhe hipnotizuesi i gjarprit është i paligjshëm në Indi. Qeveria e bëri të palighshme mbajtjen e gjarpërinjve për çdo arsye profesionale me Ligjin për Mbrojtjen e Kafshëve të egra, 1972. Legjislacioni i mëtejshëm i futur në dekadat e fundit çrrënjosni plotësisht praktikën, e cila përfshinte kryesisht gjarprin që njihet si mbreti kobra.

Hollandezët nuk tymosin aq shumë hashash

Ne të gjithë e kemi atë mik që vazhdon të flasë për udhëtimin e tij në Amsterdam dhe llojet e ndryshme të drogërave të lehta që janë të lejuara atje. Hollanda shpesh përdoret si shembull në mbështetje të legalizimit të hashashit dhe dhe marijuanës dhe supozojmë se shkalla e konsumit të saj atje është një nga më të lartat në botë. Në fund të fundit, në qoftë se hashashi është i ligjshëm, pse çdokush duhet të tymosë gjithë ditën? Çuditërisht, megjithatë, nuk është kështu. Hollanda ka nivelet më të ulëta të konsumimit të këtyre drogërave në Europë. Mbase hollandezëve nuk u pëlqen aq shumë sa mund të mendohet hashashi.

Sudani ka më shumë piramida se sa Egjipti

Çfarë mendoni kur dikush ju përmend Sudanin? Nëse na pyet, nuk do të themi shumë. Kemi dëgjuar vetëm për vendin në kontekstin e bombardimeve nga Amerika kundër terrorizmit. Për më tepër, reputacioni i tij është kryesisht i një rajoni të varfër sub-Saharian ku nuk ndodh gjë. Kjo do ishte, sigurisht, nëse nuk shqetësoheshit për të udhëtuar në Sudan. Atje ka një numër të madh të vendeve të lashta egjiptiane duke e bërë Sudanin pjesë të Perandorisë Egjiptiane. Sudani është shtëpia e shumë rajoneve të rëndësishme historike që mund të vizitohen, edhe pse nuk mund të mendojmë instinktivisht në këtë mënyrë. Atje ka më shumë piramida se Egjipti, duke përfshirë ato të mbretërve dhe fisnikëve të rëndësishëm egjiptianë që preferonin të varroseshin në Sudan dhe jo në Egjipt. Pavarësisht nga trashëgimia e pasur historike, vendi nuk vizitohet edhe aq shumë, më pak se 5% e turistëve që shkojnë në Egjipt . Sidoqoftë situata politike e përhershme e vendit e bën paksa të vështirë të planifikohet një udhëtim.

Indonezia është më shumë Islamike se Lindja e Mesme

Nuk mund të lidhni çdo vend me Islamin, një nga fetë më të mëdha në botë. Megjithatë, duke pasur parasysh vendet e saj të shenjta dhe imazhin tonë rreth zonës, Lindja e Mesme ka të ngjarë të jetë rajoni që merr vëmendjen më të madhe.Nëse do pyesim se cili vend ka më shumë muslimanë, shumica prej nesh do të gabonin duke thënë Irani apo Arabia Saudite. Nuk do ta thonit kurrë, Indonezia, e cila thjesht tingëllon si një vend i Azisë Juglindore ku shumë vetë shkojnë për festa. Çuditërisht, është edhe vendi me popullsinë më të madhe të muslimanëve në botë. Megjithë ishujt si Bali, që janë relativisht më pak fetarë, pjesa tjetër e Indonezisë është më shumë muslimane se shumica e vendeve të Lindjes së Mesme.

Arabia Saudite importon Deve nga Australia

Gamilet ose siç njihen ndryshe, devetë, mund të gjenden vetëm në disa rajone të thata të botës, dhe Arabia Saudite tingëllon si vendi ideal për këtë, në qoftë se nuk jeni interesuar për gamile për ditën tuaj të lindjes. Sa herë që mendojmë për gamilet, imazhi në kokat tona shkon diku në Arabinë Saudite. Me gjasë, ne përfytyrojmë një grup njerëzish duke ngarë gamilet mbi duna rëre, ndërsa Dielli qëndron prapa tyre. Kjo është arsyeja pse është kaq e çuditshme të mësohet se numri i deveve në Arabinë Saudite është ulur shumë po ashtu edhe niveli i rërës, dhe madje importon disa lloje deveshë dhe rërë nga Australia. Nëse nuk e dinit që Australia ka deve ose shumë rërë, nuk i keni kushtuar vëmendje tokës poshtë, nën këmbë. Dhe nuk është vetëm Arabia Saudite. Një mungesë e rërës ka qenë një problem në tërë Lindjen e Mesme prej kohësh dhe së fundi i kanë kthyer sytë nga Australia për të rikuperuar vendin me rërë.