Mënyrat e pagesës së faturave të ujit për konsumatorët në Prishtinë

0
125

-Sportelet/pikat e arkëtimit të KRU ” Prishtina” sh.a
Pagesa e faturës së ujit mund të realizohet në të gjitha sportelet/pikat arkëtuese të KRU “Prishtina” sh.a..

-Pagesa ONLINE,
Pagesa e faturës mund të realizohet në të gjitha Bankat e licencuara në Republikën e Kosovës, në Institucionet Financiare Jo-Bankare si dhe agjensionet për transfer parash, si : Posta e Kosovës, Unioni Financiar i Prishtinës, Capital , Moneta dhe Vllesa.

Udhëzim:
Gjatë procesimit të pagesës Online është e rëndësishmë që numri i referencës (i shënuar poshtë faturës) të jetë i përshkruar saktë, në të kundërtën pagesa mund të refuzohet ose të reflektojë te ndonjë klient tjetër.

-Debitimi Direkt,
Pagesa mund të bëhet nëpërmjet shërbimit të Debitimit Direkt që momentalisht ofrohet nga banka TEB, NLB dhe BKT. Autorizimi bëhet direkt në bankë dhe nuk ka provizion shtesë për këtë shërbim.

Faleminderit për pagesën e faturës së ujit.
Cdo pagesë që ju e realizoni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, është investim direkt në shërbimin e ofruar për ju.