Mentor Mripa prezanton albumin e tij të ri

Mentor Mripa ka sjellur së fundmi në treg albumin e tij të tretë.

Orkestrimin dhe incizimin e këtyre këngëve e ka bërë Hysni Klinaku.

Në emisionin Oxygen Show ai ka bërë të ditur se pavarësisht se i kanë thënë se ndodh që askush nuk e dëgjon, ai në fund vendosi me e publiku albumin.

Mripa thotë në këtë album është vetëm interpretues. Ndërkohë ka kënguar shumë këngë në studio.

“Mendoj se CD-ja, liubri e këto janë letërnjoftime, vepra që mbesin. Janë interpretime në albumin e fundit, se nuk janë të miat. Janë këngë të bukura, as unë nuk mundem me i prish, i kanë rezistuar kohës”, thotë ai./OxygenPress.info