Mentaliteti i turmës – kult apo parti politike?

0
140

Nga Arjeta Spahiu

Idolizimi i çfarëdo mase dhe lloji, krijon mentalitetin e turmës. Zakonisht mentaliteti i tillë zë vend në cektësi mendimesh e vakum, aty ku duhet të jetë mendimi e vetëdija personale, prandaj ky mentalitet shpërndahet si stampedo.

Mentaliteti i tillë është i kategorizuar me sjellje që gjason me mendim delesh që me sy mbyllur përcjellin kopenë, pavarsisht se ku shkon kopeja. Ky mentaliteti linçon çdokë që mendon ndryshe. Ndahen turmat në “ATA” dhe “NE”, e anëtarët e turmës janë në gjendje ta linçojnë virtualisht apo edhe fizikisht këdo që nuk mendon njejtë.

Kur njerëzit formojnë bindje, është vështirë ta ndërrojnë. Sjellja në grup i bën njerëzit të ndjehen më pak përgjegjës për veprimet e veta, gjë që nxit agresivitetin. Linçuesit e turmës veprojnë në mënyrë agresive që të marrin aprovimin e tjerëve në turmë e që njihet si influencë sociale normative.

Secili që është në parti politike tjetër nuk është armik. Është qasje politike tjetër, andaj toleranca e mendimit duhet të jetë në çdo aspekt. Nëse nuk të pëlqen një kastë politike ke të drejtë vote. Atakimi personal i miqve, për bindje politike ndryshe nga ajo e jotja, është i nxitur nga mendimi shkurtpamës e i cektë, që nuk ja mundëson kësaj shoqërie një të ardhme me pluralizëm politik.

Bëhu ai person që ka mendim personal, e që e kupton tjetrin për mendim ndryshe, pasiqë në të kundërtën je në kult e jo parti politike.