Mëngjeset më të mira për të shpejtuar metabolizmin dhe djegur dhjamin e trupit

0
177

Humbja e peshës kur eshte e nevojshme është pa dyshim një nga gjërat më të dëshiruara nga te gjithe.
Dieta është me siguri pjesa më e rëndësishme e procesit të humbjes së peshës: konsumimi i 3 racioneve të vogla, me pak kalori dhe aktiviteti fizik janë zakonet kryesore.Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, pasi na siguron energjinë për të filluar ditën. Mëngjesi duhet të përfshijë proteina dhe karbohidrate. Qumështi, drithërat dhe frutat janë përbërësit që nuk mund të mungojnë.

Më poshtë do të rendisim 7 mëngjeset qe mund te ndihmojne humbjen e peshës në mëngjes:

*1 mollë, 1 vezë e zier, 3 biskota integrale (ose një fetë bukë integrale), 1 filxhan çaj, 1 grejpfrut, 1 kos

*1 gotë qumësht pa yndyre, 1 kivi, 2 feta bukë integrale me reçel (pa sheqer!), 1 gotë lëng portokalli të shtrydhur.

*1 tas sallatë frutash, 1 gotë qumësht pa yndyre, 1 fetë bukë integrale

*3 feta ananas, 1 filxhan çaj , 1 gotë qumësht pa yndyre me cereale integrale,1 kos

*1 filxhan kafeje, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë, 3 biskota integrale me djathë

*Lëng natyral me ananas, 1 caj bimor, 2 feta proshutë, 1 fetë bukë integrale

*8 bajame, lëng karrote me molle, 2 feta ananas, 1 kos me cereale integrale.

Ju nuk keni nevojë të rrini të uritur për të humbur peshë, ju vetëm duhet të hani shëndetshëm, duke balancuar mirë përbërësit, të cilat duhet të jenë të shëndetshëm.