Mema: Shqiptarët nuk duhet të ndihen kokëulur për faj të politikës

0
64

Gazetari nga Shqipëria, Marin Mema gjatë emisionit  Oxygen Show tha se përgjatë viteve ajo çfarë u ka munguar shqiptarëve gjithmonë ishte organizimi, ose sipas tij pushtuesit kanë pasur edhe këtë pikë synimi, për t’i shpërndarë, që të mos jenë të organizuar, shkruan OxygenPress.

“Vetëm një prijës ka arritur të na organizojë mirë fillin e shqiptarëve dhe ishte Gjergj Kastrioti dhe pikërisht në atë moment ishim epiqendra e Evropës, nga ne vareshin të gjitha fatet e Evropës, ndërsa sot prapë ne jemi prapë të njëjtit shqiptarë, ata shqiptarët që kanë Kostandinin e madh, kanë Justinianin, kanë pafundësisht figura, jemi pikërisht ne ata shqiptarët që rrijmë prapra dyerve të Evropës, a do të na i hapin këto dyer apo jo. Nëse ne nuk do të kishim qenë, as Evropa nuk do të ishte. Sot ne rrijmë, më falni se po e them, por si lypsarë, na fusni ju lutem se edhe ne do të jem”, tha ai.

Sipas Memës, shqiptarët fal historisë duhet të ndihen kokëlartë, e që nuk ndihen ndryshe, për faj të politikës  dhe keqmenaxhimit.

Ekonomia është baza, por që sipas tij për shkak të keqmenaxhimit, shqiptarët po detyrohen të lënë vatrat e tyre, e të emigrojnë për në Evropë.

Mema mes tjerash tha se, në bazë të resurseve që ka “Shqipëria e Bashkuar”, do të duhej të ishte në piedestal të shteteve./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu