Mema: Mbi gjashtë milionë shqiptarë në Turqi, ata qajnë që të kenë një pasaportë shqiptare

0
66

Gazetari Marin Mema gjatë emisionit Oxygen Show, ka folur edhe për numrin e shqiptarëve në botë. Ku sipas tij ka mjaft shumë, ka veçuar Turqinë, siç tha ai, janë mbi gjashtë milionë shqiptarë, të cilët jetojnë atje.

“Të paktën me gjyshe e gjysh, nënë e babë, janë mbi gjashtë milionë shqiptarë. Kam punuar shumë dokumentarë edhe Turqi, kam takuar shumë shqiptarë. Është shumë e dhimbshme të futesh, po marrë rastin e Izmirit, ku sheh fshatëra të tërë të zhvendosur nga Çamëria, siç kanë ikur atje, kanë themeluar një fshat atje, t’i futesh në ato fshatëra, në ato kafe, edhe sheh brenda flamurin shqipta dhe pleqtë që të gjithë që flasin shqipen e vjetër të Çamërisë”, tha ai.

Mema mes tjerash ka treguar se pikërisht ata persona nuk kanë mundur ta shohin Shqipërinë kurrë, ku nga takimi që ka pasur me ta, shumë prej tyre edhe qajnë që të kenë një pasaportë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu