Mediumi gjerman promovon Kosovën në 10 minuta video

0
64

Mediumi gjerman NordHessen-Journal ka publikuar një video në të cilën promovohen bukuritë natyrore të Kosovës dhe kultura e saj. E shoqëruar nën tingujt e “Bareshës”, të Nexhmije Pagarushës, kjo video pasqyron Kosovën në 10 minuta.

Fillon me Brezovicën e përfundon me Era Istrefin. Brenda këtij 10 minutëshi paraqiten pasuritë me të cilat është bekuar Kosova si, Trepça, Ujëvara e Mirushes, Parku i Ulpianës, monumentet historike si Lidhja e Prizrenit duke vazhduar me paraqitjen e ushqimit tradicional. E sporti më së miri pasqyrohet me të artën Majlinda

Kelmendi, duke ia lënë radhën muzikës e cila përfaqësohet përmes zërit të Rita Orës, Dua Lipës dhe Era Istrefit. Kjo video është punuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./21/OxygenPress.info