Mediat ndërkombëtare raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Specialja

0
220

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar të mërkurën pasdite se i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Mediet ndërkombëtare i dhanë jehonë këtij lajmi duke raportuar shumë prej tyre.

The Washington Post, i kushton një artikull kësaj ngjarjeje duke shkruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte përpara takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

Vëmendje të veçantë lajmit i ka kushtuar edhe mediumi britanik BBC, ku thekson se Presidenti i Kosovës Thaçi akuzohet për krime lufte nga Haga.

Për aktakuzën ndaj Thaçit ka shkruar edhe The Guardian duke raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohet për krime lufte, në këtë rast thuhet se ky i fundit dhe disa të tjerë janë përgjegjës për 100 vrasje.

The New York Times, shkruan se Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë janë akuzuar për krime lufte.

Në mesin e këtyre medieve janë edhe Associated PressReuters, dhe Deutsche Welle. Reuters shkroi në titull se “Prokurori për krime lufte paraqet aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës”.