Mediat botërore shkruajnë për babain e Dua Lipës

0
486

“Depërtimi më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babai hamshor i këngëtares e vodhi spektaklin në Brit Aëards” – ky është titull i artikullit të tabloidit britanik, Daily Mail, kushtuar dukjes së Dukagjin Lipës në ceremoninë britanike të ndarjes së çmimeve muzikore.

Ajo ndoshta ka shkëlqyer në skenë, mirëpo ishte babai atraktiv i Dua Lipës që e vodhi spektaklin në Brit Aëards, thuhet tutje në shkrimet e mediave botërore.

Ndërsa revista amerikane People e ka titulluar kështu artikullin e vet: “Babai shumë atraktiv i Dua Lipës tërhoqi vëmendjen në Brit Aëards”.

Hamshori Dukagjin Lipa, një yll roku në vendin e tij Kosovë, ka tërhequr vëmendjen në O2 Arena të Londrës dhe madje nikoqiri Jack Ëhitehall është mahnitur me dukjen e tij.

Ai e quajti Dukagjinin “babanë me dukjen më të mirë në industrinë e muzikës” dhe me shaka i kërkoi Duas që t’i ndërronin prindërit. Ndërkohë që prindërit krenarë të Duas ishin të lumtur me vëmendjen që e morën para ceremonisë në të cilën vajza e tyre e fitoi çmimin për incizimin më të mirëpër “One Kiss”.

Dhe nuk ishte vetëm nikoqir i spektaklit që e vërejti prezencën e babait të këngëtares në Brit Aëards, pasi shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shkruar për dukjen e mirë të shqiptarit nga Kosova.

Fansat e kanë kërkuar emrin e Dukagjin Lipës në Instagram dhe profili i tij tash numëron mbi 181 mijë ndjekës – vazhdon artikulli i Daily Mail.

Në vazhdim edhe tabloidi britanik edhe revista People kanë shkruar për Festivalin Sunny Hill që e ka themeluar ai. “Ish-muzikanti po ashtu ka themeluar një festival muzikor në vendlindjen e tij, në përpjekje për të ndryshuar çfarëdo perceptimi të gabuar për Kosovën…”, thuhet në artikull.

“Ne duam t’ua japim njerëzve ndjenjën se përkasin, jetojnë në Evropë dhe idenë se jemi pjesë e Evropës. Kjo është mënyra më e mirë për ta promovuar Kosovën si një vend që e do paqen dhe muzikën, që i mirëpret të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë vizitorët që duan të argëtohen”, citohen fjalët e Dukagjinit për Observer lidhur me Festivalin Sunny Hill. / Kult/OxygenPress.info