Medalje për oficerët e FSK-së

0
171

Në Ministrinë e Mbrojtjes, para oficerëve të FSK-së të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Sandhurst, në Mbretëri të Bashkuar, u mbajt ligjërata ”Qasja në lidership” nga kolonel Roddy Winser, ligjërues i Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, përcjell OxygenPress.

Pas përfundimit të ligjëratës, me një ceremoni u dhanë medalje për të gjithë oficerët e FSK-së, të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

I pranishëm ishte edhe komandanti i FSK-së, njofton Ministria e Mbrojtjes.

“Padyshim që synojmë ta rrisim bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që t’i përgjigjemi nevojave tona në kuadër të zhvillimit të forcës, por edhe të shprehim gatishmërinë që t’i ofrojmë kapacitetet tona, duke kontribuar kështu në ruajtjen e paqes kudo në botë. Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, FSK për herë të parë do të dërgojë një oficerë të saj, në detyrën e instruktorit të kësaj akademie të respektuar. Andaj, shfrytëzoj këtë rast që të falënderoj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, për mundësinë që edhe ne të kontribuojmë në zhvillimin e liderëve të rijnë“, tha komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ndër të tjera tha se Kosova është vendi  më i ri në partneritet me Britaninë.

“Ndikimi i secilit oficer çdo ditë është i matshëm, është një krenari për vendim tim  sepse ne kemi qene nga fillimi me ju dhe mund te kontribuojmë në Forcën tuaj dhe në storien tuaj. Kjo është ajo që ne mund të bëjmë, duke kontribuar dhe bartur përvojat tona tek ju. Është për Kosovën që ti përdor këto përvoja, sipas nevojës, që oficerët tuaj të përdorin atë lidership, ato mësime, ato marrëdhënie, ato përvoja, që të japin kontributin e vet, dhe ta shkruajnë kapitullin e tyre në historinë e Kosovës”, tha ai.

Në fund oficerëve të FSK-së, të cilët kanë kryer Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, për sukseset e treguara iu ndanë medalje nga gjeneral Rama, ambasadori O’Connell, atasheu ushtarak nënkolonel Layton dhe koloneli Winser./OxygenPress.info