“Më trajto dinjitetshëm” – marshi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë

Fjalimi i Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT, Feride Rushiti në Marshin protestues në mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë

Të nderuar të pranishëm, përfaqëues aktivistë të të drejtave të njeriut, të nderuar të mbijetuar – viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës:

Jemi mbledhur këtu për të shprehur zemërimin , idinjatën e thell dhe për të kerkuar përgjegjësi rreth skandalit me foto të shplasur në Kuvendin e Kosovës dhe për të përcjellur mesazhin e grave burrave që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës dhe familjarëve të tyre. Të mbijetuarit duan dinjitet dhe drejtësi.

Jemi mbledhur këtu për të sjellluar regimet e të mbijetuve nga dhuna seksuale pas skandaliti me foto ne Kuvend, e cila ringjalli traumën e tyre dhe rikthej emocionin e luftës tek personat e mbijetuar të dhunës seksuale dhe mbarë shoqerisë duke e thelluar heshtjen dhe stigmatizimin e tyre, dhe i mbetet Kuvendit të Kosovës që të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar. Prandaj, të mbijetuarit kërkojnë që:

– Pamjet e tilla nuk e kanë vendin në parlament, por në gjykatë!

– Ne po vuajmë në Heshtje, e ju po godisni në dhimbjen tonë!

– Duam drejtësi, por nuk duam vuajtjet e tona t’i shohin edhe fëmijët tanë!

– Dhembja jonë, turpi i juaj!

Jemi këtu për të treguar që nuk jeni të vetmuar dhe të braktisur në rrugëtimn e gjatë e të mundimshëm të realizimit të plotë të drejtave tuaja. Ashtu sic bëmë për 20 vjetë me radhë, do të jemi zëri juaj kudo dhe kurdo që të jetë nevoja dhe kërkojmë nga institucionet që të mbijetuarit e dhunës seksuale të vazhdojë t’i perkrahin për një jetë të dinjitetshme.

Nuk do të lejojmë që publikimi i asaj fotografie në Kuvendin e Kosovës ta përmbys një process të tërë të ndërtuar me shumë mund dhe sakrifice. Aq më pak në kohën kur perkrahja dhe forma reparacioneve nga institucionet e vendit po shërben si shembull i mire ne rajon dhe në botës. Ishin pikërishtë viktimat që përmes zërit të Vasfijes nxorën në shesh të vërtetën për krimet që kishin përjetuar.

Të nderuar të pranishëm, të gjithë jemi prekuar dhe jemi ndjerë të trishtuar gjatë këtyre ditëve të fundit, por sigurisht që më së shumti janë lënduar vetë viktimat, familjaret e tyre dhe gjithë shoqëria . Prandaj, qytetarë të nderuar le t’i përkthejmë këto mesazhe në udhërrëfyesin e punës sonë. Sot më shumë se kurrë të mbijetuarit kanë nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë, pa paragjykime!

Kërkojmë drejtësi, dinjitet, profesionalizem dhe sinqeritet.