Më përqafo Kosovë – Ekspozitë fotografike nga Karin Brongers në Shtëpinë e Evropës

0
88

Më 19 nëntor, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë u bë hapja e ekspozitës fotografike “Më përqafo Kosovë” nga fotografja holandeze dhe ish-punonjësja e EULEX-it.

Përmes thjerrëzës së fotoaparatit të saj, Brongers e përshkruan jetën e nëntë personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, dashurinë, dhimbjen dhe vuajtjet e tyre.

Ekspozita fotografike do të qëndrojë e hapur nga data 19 nëntor deri më 14 dhjetor. Kjo ekspozitë mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë, në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës dhe Down Syndrome Kosova.