“Më mirë se të hapësh luftë me të tjerët, është të luftosh me veten”

0
105

“Konfuci nga zemra” i Yu Dan për vite më rradhë është në krye të listave të librave më të shitur në Kinë.

Në vjeshtën e vitit 2006, Yu Dan, profesoreshë për studimet mediatike në Beijing Normal University, dha një seri leksionesh të titulluara, “Njohuritë e Yu Dan mbi Analektet”, të cilat, u transmetuan për shtatë ditë në Televizionin Qendror Kinez. Interpretimi i saj personal mbi mendësinë e Konfucit u prit me entuziazëm.

Në ditën që një version i redaktuar i leksioneve u botua si libër, u shitën 10,000 kopje dhe deri në shtatorin e vitit tjetër, u shitën 4.2 milion kopje legale, si dhe 6 milion kopje të përllogaritura si pirate, duke mbetur edhe sot, në krye të listave të librave më të shitur në Kinë.

Yu Dan argumenton se mësimet e tij, ose Analektet, nuk janë thjesht citime interesante nga dija e lashtë që nuk kanë vlerë në botën tonë të vrullshme dhe plot stres, por, janë të vërteta të thjeshta të cilat i drejtohen secilit prej nesh dhe na ndihmojnë të jetojmë më mirë, më të lumtur dhe më të qetë.

Disa nga fragmentet më të pëlqyer të këtij libri janë:

“Të duash të tjerët dhe të kujdesesh për ta është dashamirësi; t’i kuptosh të tjerët është gjëja më e ndershme që mund të bëni.”

“Më mirë se të hapësh luftë me të tjerët, është të luftosh me veten, me synim gjetjen e metodave për përmirësim.”

“Sa më shumë të mira materiale të kenë, aq më e lehtë është për njerëzit të bëhen konfuzë.”

“Çfarë është kuraja e vërtetë? Si të dallojmë kurajën nga budallallëku i pamatë?”

“Sa kohë e kemi të pamundur të shmangim brengat në jetë, mënyra e të sjellit që përshtatim në lidhje me to është jashtëzakonisht e rëndësishme.”