Me m’dasht don

0
232

nga Xhejlane Tërbunja

Me m’dasht don,
Unë për me t’dasht jom!
Mos me m’dasht don,
Mos me t’dasht, nuk jom!
Me m’idhnue nuk je,
Unë me t’idhnue asnjiherë nuk kom!
Me m’pas ngat vetit je,
Ngat vetit me t’pas, gjithmonë dëshirë kom!
Me u perqafue frikë ke,
Unë me t’perqafue përditë trim’neshë jom!
Me e nda gjysëm shtratin bashkë me mue je,
Gjysëm shtratin parajsë me e shndërrue kom!
Shpirtin e friksuem për udh’timin tonë e ke,
Me ta qetesue shpirtin, unë aty jom!
Jom,
E kom,
dashuni për ty!
Je,
E ke ,
dashuni për mue,
Kohën mos e le me e përpi filizën e shkëndisë gjallnue.