“Me dy fjalë unë mund të përmbledh çdo gjë që kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.”

0
84

Robert Frost (26 Mars 1874 – 29 Janar 1963) është një ndër poetët më të njohur Amerikan të të gjithë kohërave.

Frost publikoi poemën e tij të parë në një revistë shkollore dhe më pas e plasoi po këtë poezi për shitje dhe fitoi për të rreth $15.

Si një poet i ri, Frost u desh të kalonte nëpër një llojllojshmëri punësh për të mbështetur familjen e tij financiarisht.
Jeta e tij ishte e mbushur me dhimbje. Babai i tij vdiq kur Frost ishte vetëm 11 vjeçar.

Ja ku janë 7 thënie të bukura mbi jetën nga Robert Frost:

“Me dy fjalë unë mund të përmbledh çdo gjë që kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.”

“Edukimi është aftësia për të dëgjuar pothuajse çdo gjë pa e humbur durimin ose vetëbesimin tuaj.”

“Gjysma e botës përbëhet nga njerëz që kanë diçka për të thënë dhe nuk munden, dhe gjysma tjetër që nuk kanë asgjë për të thënë dhe vazhdojnë ta thonë atë.”

“Ne i duam gjërat që duam për atë që janë.”

“Arsyeja pse shqetësimi vret më shumë njerëz sesa puna është sepse njerëzit më shumë shqetësohen se sa që punojnë.”

“Fali, o Zot, shakatë të mia të vogla mbi Ty, dhe unë do të fal shakanë tënde mbi mua.”

“Liria qëndron në të qenit i guximshëm.”