Më duaj të gjithën – nga Dulce María Loynaz

0
87

Nëse më do, më duaj të gjithën,
jo veç në pjesët e dritës dhe hijes…
Nëse më do, më duaj të zezë,
të bardhë, gri, jeshile, bjonde
dhe brune…
Më duaj ditën,
më duaj natën…
dhe në mëngjesin e hershëm në dritaren e hapur!

Nëse më do, mos më hiq pjesë:
Më duaj të gjithën… ose mos më duaj!

Përktheu Orjela Apolloni