Me doktoraturë por detyrohet me lëshu Kosovën

0
172

Derisa shumica e universiteteve publike në Kosovë janë mbushur me militantë partiak, e shumë prej tyre s’janë akredituar në mungesë të kuadrove, megjithatë një doktoranti nuk i ka mjaftuar përfundimi i studimeve në Gjermani për një vend pune.

Ai pos që Magjistraturën e ka përfundu në Gjermani, edhe Doktoraturën në Drejtimin e Shkencave Politike e ka përfunduar në shtetin gjerman, por që nuk i ka mjaftuar për ta gjetur një punë si mësimdhënës në Kosovë.

Fjala është profesorin, Avdi Smajlaj, i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se u detyra ta lëshoj Kosovën.

“I rëndë qenka kurbeti!
Sot ndjehem sikur peshoj mbi 300 kg! Guri qenka më i rëndë kur largohet nga vendi i tij, se sa kur është në vendin e vetë! Nuk qëndroka fjala e urtë.
As armiku mos pastë ndonjëherë nevojë të largohet nga vendi i tij/saj!”, ka shkruar Avdi Smajlaj.