“Me çka është ushqyer lulja e prillit, me gjakun e kuq të trim Ilirit”

0
268

Nga Osman Caka

Me çka është ushqyer lulja e prillit,
Me gjakun e kuq të trim Ilirit,
Por sa kishin qelur lulet e sharrit,
Trembëdhjetë prill para beharit.

Kurr mali sharrit nuk mund ta harron,
Kurr në jetë, gjakun e Ilirit tonë,
Shkëlqen rrezja dielli mbi gjakun e Ilirit,
Ku ndëgjohet kënga e bilbilit.

Atje n’malet e larta, vonë shkrihet bora,
Ku rriten lisat e gjatë me kunora,
Gjakun e tij ngjyrë t’ kuqe të flamurit,
Ku ka lindur në Kullë të gurit.

Thonte nuk dorzohem kurr i gjallë,
Me grykë hollën kam me i kallë,
Këto fjalë ai i tha në mes të lumit
Kjo ishte për të britmat e fundit.

Në mes lumit e vrau shkau në tradhti,
Ky gjakë prishuri me shpirt të zi,
Ah lumja ti moj toka e jonë Dardani,
Lum për trimat e tokës tonë!