ME 8 MARS, PROTESTOJMË EDHE ME ÇARÇAFË NË BALLKONE

Nga MARShojmë S’festojmë

Këtë 8 mars, ftojmë të gjitha gratë dhe burrat të dalin në ballkonet e shtëpive apo banesave për ta kundërshtuar dhunën dhe vrasjen e grave.

Gratë po dhunohen dhe vriten brenda mureve të shtëpive, andaj edhe revolta dhe lufta jonë duhet zhvillohet mu brenda tyre.

Andaj, ju ftojmë që me 8 mars, në ora 12:00 t’i bashkoheni thirrjes tonë kolektive për zhdukje të dhunës sistemike ndaj grave dhe vrasjes së tyre. Nëse keni çarçafë të bardhë dhe të papërdorshëm në shtëpi, shkruajeni revoltën tuaj në to.

Mesazhet tona kryesore që do kumbojnë janë:
– Vrasja e grave është politike
– Patriarkati vret
– Edhe sa jetë të humbura?

Dhe, gjithësesi: Poshtë patriarkati!

Privatja dhe publikja janë politike, ashtu sikur edhe lufta jonë për drejtësi dhe barazi.