Më 17 qershor natë bamirësie në “Menza Ramiz Sadiku”, blej një punim ndihmo familje në nevojë

0
161

Tri aktore janë bërë bashkë, që shumë muaj ato kanë mbledhur monedha 1 centëshe dhe 2 centëshe, duke shtuar edhe shumë objekte të tjera, ato kanë bërë disa punime, të cilat do të shiten dhe paratë do të shkojnë në ndihmë për një familje në nevojë.

Molika Maxhuni, Anisa Ismajli dhe Kaltrinë Zeneli që shumë muaj kanë bërë punë dore, duke marr objekte në shtëpinë e Ismajlit e disa edhe në të Maxhunit, i kanë ndryshuar duke i dekoruar me monedha dhe tashmë punimet i kanë gati.

Më 17 qershor, në Menza Ramiz Sadiku, të gjithë do të mund të kontribuojnë në ndihmë familjes duke blerë një nga këto punime.

Çmimet e punimeve nuk janë caktuar ende, por secili mund të jap sa të dojë, kur dihet kauza.

Në këtë natë, do të ketë edhe muzikë, poezi e shumëçka tjetër artistike.

“Është natë bamirësie, do të ketë shumë artistë dhe do ekspozohen të gjithë punimet. 68 të tilla i kemi. Më 17 qershor, e hënë, shpresojmë se do të ketë shumë njerëz dhe shpresoj që do të shiten të gjitha”, tha Anisa Ismajli në emisionin Oxygen.

Një tavolinë e vjetër shumë e Anisa Ismajlit, një çmim i fituar në festival, shumë shishe të pijeve që ka konsumuar, pjata, e gjithcka tjetër, ajo i ka punuar me monedha dhe tashmë janë në shtije.

Një objekt unik që secili mund ta ketë, ndërsa do ndihmohet familja skamnore.

“E kemi gjetur një familje skamnore përmes OJQ “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, në këtë organizatë jam e angazhuar. Kjo familje, burri, është i sëmur, nuk mundet me punu. Prandaj vendosëm me ju ndihmu. Sado para që mblidhen do ua dërgojmë, por nëse ka njerëz që dëshirojnë t’i dhurojnë diçka më shumë mund të na kontaktojnë ne të trija që të ju ndihmojmë më shumë”, tha Ismajli.

Familja jeton në Podujevë, në një objekt që nuk është shtëpi banimi dhe kanë mungesë edhe të gjërave elementare për jetesë, edhe mungesë ushqimi./Oxygenpress.info