Më 16 mars 1998 u mbajt marshi „Bukë për fëmjët dhe gratë e Drenicës“

0
829

Nga AGIM GASHI

Ishte viti 1998.

Pikrisht më 16 mars të vitit 1998 mbi njëzetë mijë gra shqiptare nga të gjitha degët e Forumit të Gruas së LDK-së nga e mbarë Kosova, u tubuan pikrisht në orën 9.00 në lagjen e Dragodanit në Prishtinë për ta filluar marshin e organizuar nga LDK e Ibrahim Rugovës „Bukë për fëmjët dhe gratë e Drenicës“!

Nëpër një mot të ftoftë por me zemrat valë nga dhimbja e madhe për Drenicën e sulmuar nga forcat serbe, u nisën drejt për në Skënderaj. Ky ishte një marsh i fuqishëm, me një peshë madhore që organizohej nga Rrjeti i Gruas dhe Forumi i Gruas i LDK-së, e që përcillej nga nga mediat e vendit dhe ato botrore.

Kolona u nis para Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe vazhdoi në këmbë në drejtim të Fushë Kosovës, sipas marshutës së përcaktuar më herët.

Në krye të kolonës ishin prof.dr. Edi Shukriu, kryetare e FG të LDK-së, Sevdie Ahmeti, koordinatore e Rrjetit të Gruas, Edita Tahiri, Vjosa Dobruna, Flora Brovina e Melihate Tërmkolli, dhe 20.000 gra tjera e ndër to edhe motra ime Afërdita Gashi e cila sot shifet me lotin në sy në linbrin e gazetarit, reporterit e publicistit italina nga vatrat e nxehta, Thomas Benedikter. Ky autor për këtë marshim dhe origjinën e konfliktit serbo-shqiptar shkroi librin me titull „IL DRAMA DER KOSOVO-DALL` ORIGINE DEL CONFLITTO FRA SERBI E ALBANESI AGLI SCINTRI DI OGGI“.

Ekipe të shuma të gazetarëve të huaj dhe të vendit e përcollën kolonën e grave që nga nisja.
Gratë ecnin në heshtje dhe mbanin nga një bukë në dorë. Kolona kilometrike gjatë tërë kohës u përcoll e u provokua nga ngarës veturash, disa prej të cilave ishin pa targa. Një veturë, me targa regjistrimi të të ashtuquajturës republika serbe, BH 169-00, në të cilën ishin të dy të rinj, shkeli në afërsi të shkollës bujqësore në Prishtinë studenten Lendita Cenën nga komuna e Rahovecit. Lenditës iu shkaktuan lëndime trupore. Ajo u dërgua me një veturë në një klinikë private në Prishtinë për ndihmë mjekësore. Mësohet se po nga vetura është goditur dhe është lënduar edhe një pjesëmarrëse tjetër e marshit të grave.

Kolona eci për një orë e 20 min dhe në hyrje të Fushë Kosovës, ajo u ndalua nga një kordon prej shumë policësh. Drejtuesi i policisë, me megafon bëri të ditur se kolona nuk mund të shkonte më tej. Përgjegjësi i policisë serbe u kërcënua se nëse kolona nuk do të kthehej prapa për 15 minuta, do të pasonte interevenimi i policisë. I njëjti kërcënim u përsërit tri herë.

Këshilli organizativ në këtë situatë vendosi që kolona të kthehej prapa për në Prishtinë.

Kolona e grave u kthye sërish për në Prishtinë në mënyrë të organizuar dhe shkoi para selisë së KKN-së, në qendër të Prishtinës, para dyerve të mbyllura të së cilës, në shenjë simbolike, u lanë disa bukë. Kolona deshi të kalojë qendrës së qytetit, për të shkuar para Zyrës së Komisariatit të Lartë për Refugjatë, por, policia, duke vendosur kordonin policor para ish-hotelit “Bozhur” e pengoi kolonën.

Kolona pastaj kaloi lagjes së Dragodanit, sërish kah Zyra Amerikane dhe pastaj në Komisariatin e Lartë për Refugjatë. Një delegacion i marshit protestues të grave u prit në lokalet e këtij komisariati. Zëvendësi i zyrës së këtij komisariati tha se ata kanë mandat të kujdesen vetëm për refugjatët. Delegacioni kërkoi që, në pamundësi të kësaj zyreje, që është pjesë e KB-së, të krijojnë mekanizam të tjerë për të ndihmuar popullin e Drenicës.

I njëjti delegacion u prit pastaj edhe në Zyrën Amerikane nga drejtori i Zyrës Amerikane Riçard Hakëbi dhe sekretari i parë në Ambasadën Amerikane në Beograd Nikollas Hill.

Pjesëmarrëset e kësaj kolone kanë brohoritur para kordonit të policisë dhe Zyrës Amerikane “Bukë për Drenicën”, “Drenica, Drenica”.

Ishin të shkruara parullat “Drencë, ne po vijmë”, “Stop gjenocidi”, “Jemi popull i rrezikuar”, e tjerë.

Nga këto që u thane më lart, bien poshtë deklarimet e kastës komuniste dhe LPK-iste se LDK nuk e donte e as nuk e ndihmonte, por e pengonte luftën për liri. Dokumntet flasin të kundërten dhe se luftën e bëri populli shqiptar në përgjithësi e jo LPK apo disa grupe mafiozësh të cilët këtë luftë e kthyen në biznes.

Me të përfunduar marshi, kishte edhe deklarime të ndryshme nga struktura të ndryshme. Edi Shukriu,që ishte kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së i dha një deklaratë mediave të ndryshme në lidhje me marshin e sotëm të grave shqiptare, i cili marsh u pengua nga forcat serbe.

“Gratë e Kosovës u nisën për të realizuar marshin ‘Bukë për fëmijët dhe gratë e Drenicës’. Në hyrje të Fushë-Kosovës u penguam nga një kordon me forca të shumta policore të armatosura gjer në dhëmbë dhe pengesa të formave të tjera. Dy vajza u shkelën nga vetura dhe disa të tjerave iu hodh një lloj spreji.

Qëllimi ynë ishte që t’u gjendemi pranë fëmijëve dhe grave të Drenicës, me nga një bukë në dorë, të hapet një koridor për ushqim dhe barëra për këtë rajon. Qëllim tjetër ishte që qarqeve ndërkombëtare të vendosjes t’u bëhet me dije se Drenica është e rrezikuar, është i rrezikuar tërë populli i Kosovës dhe se është nevojë urgjente një mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën.

Ky marsh i grave me bukë në dorë u ndërpre dhunshëm nga forcat e armatosura policore serbe, por nuk do të ndalet”, thoshte atëherë në deklaratë dr. Edi Shukriu.

Sot pas shumë vitesh akoma ka dilema se kush e ka ndihmue luftën. Sulmohet Dr.Ibrahim Rugova dhe LDK për pacifizëm kur dihet se edhe këta krerë të UÇK-së dhe vetë Hashim Thaqi ishin struktura të LDK-së dhe degëve partiake në Kosovë.

Dy fjalë për personazhin e librit: „IL DRAMA DER KOSOVO-DALL` ORIGINE DEL CONFLITTO FRA SERBI E ALBANESI AGLI SCINTRI DI OGGI“.

Kjo është motra ime Afërdita Gashi-Tasholli, e martuar në Ferizaj ku jeton me familje. Ishte këngëtare e mrekullueshme. Kur e fillonin këngën bashkë me motrat e saj Dritën, Shpresën dhe Besën, thuase po këndonin zogjët në degët e pemëve.

Këngën vajtuese „Dola kah Sitnica” akush më mirë se Afërdita smund ta interpretonte. Me tekstin dhe muzikën nga unë vllau i saj Agim Gashi, mori pjesë në festivalin “Gllogovci ´81“.

Dhe pikrisht kjo këngë mori vendin e parë në Festivali e Folklorit Burimor „Gllogovci ´81“.Pra u këndua nga motra ime Afërdita me një skenar të përsosur. Kjo këngë dhe motra ime duhet ta përfaqsonin folklorin shqiptar në Londer në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit. Fatkeqësisht ajo baskë me motrat tjera u burgosen për demostratat e vitit ´81, dhe nuk arriti më ta tregonte veten në festivale tjera. E pata pyet një ditë kësaj vere:

-A të mbetet merak Londra? Ma ktheu:-Merak më mbetet por më i shtrejtë atdheu dhe liria se sa një këngë. Nuk i fola më. E vërejta se në shpirt mbante planet e pa realizuara.!

Dhe jo vetëm motra ime, por mijëra motra, gra, vasha e nuse shqiptare sot jetojnë me ëndërra të pa realizuara dhe me shpresa të thyera por jo të humbura që një ditë do të agon një ditë më e mirë.
Mbesim me shpresë!

20.06.14-Düren

Ja kënga e kënduar në festivalin e folklorit burimor „Gllogovci ´81“:

AGIM GASHI

DOLA KAH SITNICA

Dola kah Sitnica
Pak për me pushu,
Djali jem i dashtun,
N´gurbet më ka shku.

N´gurbet më ka shku
Letër smë ka qu,
Natë e ditë e mjera
Plasa tue lotue.

Mbas nja dy tri vitesh
Nji leter më mbrrini,
Aty i kish shkrue
Veç dy fjalë vajtimi.

Kur e mora letren
Unë për me e knue,
Lot m´shkojshin për faqe
Thojke mos m´prit mue.

Ah more gurbet
Ti na dalsh fare,
N´gur´ të oxhaqeve
Shumë nana shqiptare.

Po ju kalon jeta
Udhët tuj shiqu,
Shumë e lane këtë jetë
Vorret n´bar´ mbulu.

Përpunuar më 17.10.2012
Düren A.G.