Me 10 dhjetor pritet të mbahet diskutimi rreth autorizimit të vaksinës anti covid nga FDA-ja

0
72

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka treguar rreth takimit të ardhshëm, i cili pritet të mbahet me 10 dhjetor për të diskutuar rreth autorizimit të përdorimit të vaksinave anti covid të Pfizer dhe BioNTech.

FDA së bashku me “Komitetin Këshillimor rreth Vaksinave dhe Produkteve Biologjike” priten të mbajnë takimin e ardhshëm për autorizimin e vaksinës nga Pfizer dhe BioNTech shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

FDA ka bërë të ditur se komiteti përbëhet nga ekspertë shkencorë të shëndetit publik dhe takimi i tyre do të transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalin Youtube, dhe gjithashtu në rrjetet sociale./GazetaShneta/