“Më shan, më vranë ata që i ndihmova, bukë e kripë që në sofër u shtrova”

0
1109

Nga 0sman Caka

Më shan, më vranë ata që i ndihmova
Bukë e kripë që në sofër u shtrova,
Mos harroni se buka jote te vret
Kurrë këte mos e harro në jetë.
Parasysh përherë me quanin patriot
Për at nofkë nuk kuptoj as sot,
Pas kurrizit tim cka nuk kan thanë
Nuk dini sa shumëherë më vranë
Përherë kur isha me ta më kan lavdrue
E pas shpine mirë s’kanë mendue,
I kam urrejtur njerzit me dy fytyra
Me duket nuk i don as pasqyra.
Gjithmonë kujt i ban mirë gjen keq
Duket engjull ne fund të del dreq
Kujt i ndihmoni mos i besoni
Keshtu te parët tanë na thonin

Manchester
11.12.2020