Mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan, segmenti nga Albi Mall deri tek udhëkryqi për Pallatin e Drejtësisë

0
506

Njoftohen të gjithë se nesër me datë 22.05.2020 (e premte), prej orës 8:00 deri në ora 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”.

Gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi I automjeteve do të jetë I mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.