Mbyllet muzeu “MoMa” në New York

0
77

Muzeu i Artit Modern në Nju Jork do të mbyllë dyert për një periudhë katërmujore, nga mesi i qershorit deri në fund të tetorit, periudha e nevojshme për të përfunduar fazën e fundit të punimeve për zgjerimin e institucionit, sipas një komunikate të publikuar sot.

Në momentin e rihapjes më 21 tetor, muzeu do të përfshijë 3600 metra katrorë hapësirë shtesë që do të shërbejë si ekzpozitë, ose një të tretën më shumë sesa sipërfaqja e shfrytëzuar deri më tani 12500 metra katrorë.

Projekti i cili do të kushtojë 400 milionë dollarë në total synon jo vetëm shtimin e galerive në muze por edhe të nxisë dialogun midis formave të ndryshme të arteve pamore, pikturës por edhe arkitekturës, skulpturës, fotografisë apo dizajnit./Atsh

MoMa do të ketë gjithashtu brenda strukturës së saj një hapësirë të re, e pagëzuar The Studio që do të mirëpresë performancat live