Mbyllet ekspozita “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangashme”

0
93

Është mbyllur sot ekspozita “Përnjëherë e mjegullt dhe e pashmangashme: Modernitetet 1945-1989” e cila qëndroi hapur për tre javë rresht te Kino Lumbardhi në Prizren.

Ekspozita kishte një qasje ndërdisiplinare, duke realizuar intervista të historisë gojore, mbledhur dhe arkivuar burime vizuele dhe eksploruar strategji të ekspozimit të historisë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, raporton OxygenPress.

Ekspozita erdhi si rezultat i hulumtimit të realizuar përgjatë projektit Prizren Urban Memoryscapes, projekt tetë-mujor i cili u ideua përmes partneritetit mes Fondacionit Lumbardhi dhe Iniciativës për Histori Gojore, dhe u mbështet nga Fondi Kulturor Franko-Gjerman, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane dhe Komuna e Prizrenit./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu