“Mbreti Luan”, kolona zanore do të këndohet nga Beyonce

0
66

Tashmë është e konfirmuar, “Can You Feel Love Tonight”, kolonë zanore e filmit “Mbreti Luan” do të interpretohet nga Beyonce. Lajmi u bë i ditur nga aktori Billy Eichner.

Kjo gjë ka ekzaltuar shumë fansa, pasi këngëtarja do dublojë zërin e luaneshës Nala.

Muzikën për këtë këngë e ka bërë Elton John, për filmin e parë që u shfaq në vitin 1997, ndërsa tekstin e ka shkruar Tim Rice. Kënga në atë kohë fitoi një çmim Oscar dhe një Grammy.

Traileri është publikuar, ndërsa filmi do të jetë gati më 19 korrik të këtij viti./Atsh