Mbretëresha Elizabeth u heq rolet mbretërore princit Harry dhe Meghan Markle

0
177

Duka dhe dukesha e Sussex-it nuk do të vazhdojnë të jenë anëtarë që punojnë në familjen mbretërore, tha Buckingham Palace përmes një deklarate zyrtare.

“Pas bisedave me dukën, Mbretëresha shkroi duke konfirmuar se duke u larguar nga puna në familjen mbretërore nuk është e mundur që të vazhdosh me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë nga një jetë e shërbimit publik.”

Në njoftim thuhet:

“Emërimet e nderuara ushtarake dhe patronazhet mbretërore të mbajtura nga duka dhe dukesha do t’i kthehen Madhërisë së saj, përpara se të shpërndahen midis anëtarëve që punojnë të familjen mbretërore. Teksa të gjthë janë të trishtuar nga vendimi i tyre, duka dhe dukesha mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes.”

Shënim: Patronazh – kujdesi i drejtpërdrejtë a simbolik i një organi të lartë shtetëror ose i një personaliteti të lartë zyrtar për një veprimtari të caktuar.

Një zëdhënës i princit Harry dhe Meghan Markle tha: “Siç dëshmohet nga puna e tyre gjatë vitit të kaluar, duka dhe dukesha e Sussex-it mbeten të përkushtuar për detyrën dhe shërbimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për organizatat që kanë përfaqësuar pavarësisht nga roli zyrtar. Të gjithë mund të jetojmë një jetë në shërbim. Shërbimi është universal.”

Harry dhe Meghan do të heqin dorë nga institucionet që kishin në patronazh, ndonëse princi do të mbajë disa institucione private si Lojërat Invictus.

Çifti do të mbajë titujt e tyre mbretërorë, por nuk do t’i përdorin. Ata mbeten duka dhe dukesha e Sussex-it, tituj të dhuruar nga Mbretëresha.

Një burim i afërt me çiftin tregoi se ata nuk dëshironin të hiqnin dorë nga institucionet për të cilat kujdeseshin dhe ishin të përkushtuar ndaj tyre. “Ata e respektojnë vendimin, por gjithmonë e bënë të qartë se ishin të përkushtuar për t’i mbajtur ato role,” tha burimi.

Burimet: Guardian, Washington Post, Anabel