Mbrëmje koncertale bamirësie në Prishtinë për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri

0
107

“Në gjirin tim kam hapur varr
Që t´i jap shpresë – edhe t´ja marr”!
Lasgush Poradeci

Mbrëmje Koncertale Bamirësie! Pa bujë,
por me dashuri të madhe!
Fundraising Concert for Earthquake Victims

Mbrëmja koncertale e datës 18 dhejtor 2019, do të mbledh në Teatrin Oda, Prishtinë, artdashës të muzikës dhe poezisë, për një mbrëmje të veçantë, jo vetëm për nga muzika e interpetuar, përjetimet personale të artistëve, poezitë por edhe për nga qëllimi i aktivitetit të organizuar. Koncerti i përvitshëm “Udhëtim dimëror” – Jazz dhe Poezi; me muzikantë e aktorë, vendas e të huaj, këtë herë realizohet për të kontribuar drejtpërdrejtë në ndihmë të vëllezërve, motrave dhe familjet e prekura nga tërmetet e fundit në Shqipëri.

Ilir Bajri / Eda Zari / Elina Duni / Visar Kuçi / Armend Xhaferi / Fatlume Bunjaku / Tavitjan Brothers / Gent Rushi / Shpat Deda

Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë (pa udhë të gjata burokratike), direkt për familjet e dëmtuara nga termeti, atyre me pasoja traumatike, me një bilanc të frikshëm humbjesh gjithpërfshirëse.

Iniciatorë dhe organizatorë janë artistët dhe Teatri ODA

Hyrja 12 Euro. Ju mund të kontribuoni sipas mundësive në Teatrin ODA, në kutinë e vendosur per këtë qëllim natën e koncertit, e cila do ketë pranë një Formular të Protokolluar, mbajtur me emrat e sejcilit nga ju!