Mblidhen të hollat për Farushin katër vjeçar

0
47

Shoqata humanitare  “Buzëqeshe një Jetim”, ka treguar për OxygenPress se aksioni për Farushin e vogël, ka përfunduar. Ku edhe kanë arritur të grumbullojnë të hollat për shërimin e tij.

“ Falenderojmë të gjithë bamirësit nga diaspora, Kosova dhe Shoqatën Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, e cila na mbështeti në këtë iniciativë”, ka thënë themeluesi i shoqatës, Bashkim Berisha.

4 vjeçari Farush Gashi po përballet me probleme shëndetësore. Ai vuan nga sëmundja e veshkëve, e mjekimi i tij po kërkohet të bëhet në Shqipëri.

Për shërimin e tij, janë nevojitur 6500 euro. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu