Mbipesha shkakton inflamacion dhe mosfunksionim të sistemit imunitar

0
74

Aftësia e trupit për të gjeneruar një përgjigje të antitrupave ndaj koronavirusit është e dëmtuar në pacientët obezë, tregon një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se nivelet e antitrupa IgG, të cilat zakonisht zhvillohen brenda shtatë deri në dhjetë ditë pas fillimit të simptomave – ulen ndërsa indeksi i masës trupore rritet (një raport i peshës me lartësinë) shkruan medRxiv.

Vetë mbipesha dihet se shkakton inflamacion dhe mosfunksionim të sistemit imunitar, vunë në dukje studiuesit.

Ata zbuluan se nivelet më të ulëta të antitrupave në pacientët obezë me Covid, ishin gjithashtu të lidhura me nivele më të larta të inflamacionit të mushkërive dhe proteinave inflamatore në gjak.