Mbi 72 milionë raste me COVID-19 në botë, kryeson SHBA

0
39

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 72 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 72 014 399 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 16 496 348 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9 854 208), Brazili (6 880 127), Rusia (2 625 848), Franca (2 365 319), Britania e Madhe (1 830 956), Italia (1 825 775), Turqia (1 809 809), Spanja (1 741 439), Argjentina (1 489 328), Kolumbia (1 408 909), Gjermania (1 320 592), Meksika (1 229 379), Polonia (1 126 700) dhe Irani (1 100 818).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1 610 067 persona ndërsa 50 411 543 janë shëruar duke mposhtur virusin./ATSH