Mbi 59 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 59 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

“Gjithsej 59 027 330 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën”, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12 589 088 raste deri më tani.

Pas SHBA-së renditen India (9.140.312), Brazili (6.071.401), Franca (2.140.208), Rusia (2.114.512), Spanja (1.589.219), Britania (1.512.045), Italia (1.408.868), Argjentina (1.370.366), Kolumbia (1.248.417) dhe Meksika (1.041.875).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,39 milionë njerëz, kurse mbi 40,7 milionë janë shëruar./ATSH