Mbi 58 milionë amerikanë kanë votuar paraprakisht

0
77

Nëntë ditë para fillimit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, të paktën 58,7 milionë qytetarë kanë votuar tashmë paraprakisht, me postë ose personalisht.

”Ky numër tejkalon atë të vitit 2016”, sipas CNN.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump votoi të shtunën, në një qendër votimi në West Palm Beach, në Florida.

Ai mbante një maskë kur hyri në qendrën e votimit.

“Kjo është një votë shumë e sigurt, shumë më e sigurt sesa kur dërgon votën tënde me postë”, theksoi miliarderi republikan.

“Gjithçka ishte e përsosur, në mënyrë shumë strikte dhe duke respektuar rregullat”, shtoi ai.