Mbi 57 milionë raste në botë me COVID-19

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 57 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 57 049 907 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 11 981 180 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.999.049), Brazili (5.952.185), Franca (2.086.288), Rusia (2.015.608), Spanja (1.574.063), Britania (1.453.256), Argjentina (1.339.337), Italia (1.308.528), Kolumbia (1.218.003) dhe Meksika (1.015.071).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,36 milionë njerëz, kurse mbi 39,6 milionë janë shëruar./atsh