Mbi 31 milionë të infektuar me COVID-19

0
32

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 31 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 31 002 707 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6 967 420 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (5 400 619), Brazili (4 528 347), Rusia (1 103 399), Peruja (768 865), Kolumbia (758 398), Meksika (694 121), Afrika e Jugut (659 656), Spanja (659 334), Argjentina (622 934) dhe Kili (444 674).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.

Deri tani kanë vdekur 961 612 persona.

Ndërkohë, 22 610 909 milionë janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7 430 186 raste aktive./atsh