Mbi 30 milionë udhëtime drejt Kinës në vitin 2018

0
61

Turistët e huaj kryen mbi 30 milionë udhëtime në Kinë vitin e kaluar, një rritje kjo prej 5% në krahasim me vitin e kaluar, sipas CRI-së

Koreja e Jugut, Japonia, ShBA-ja dhe Malajzia ishin ndër 10 tregjet më të mëdha turistike burimore për Kinën.

Në një raport të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit thuhet se udhëtarët qëndruan të paktën një natë në Kinë për mbi 23 milionë udhëtime.

Kina ofron kalimin tranzit pa viza brenda 24 orësh për turistët ndërkombëtarë.

Turistët nga 53 vende mund të gëzojnë kalimin pa viza brenda 144 orësh në disa qytete kineze, përfshirë Pekinin, Shangain dhe Nankinin./Atsh