Mbi 100 milionë raste në botë

0
76

Mbi 100 milionë persona janë infektuar zyrtarisht nga koronavirusi i ri në botë, ku masat dhe kufizimet për të frenuar pandeminë po kontenstohen gjithnjë e më shumë.

Në total, 100 010 798 raste me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht, prej të cilëve 2 151 242 viktima që prej shfaqjes në Kinë në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Shifër tjetër simbol, shenjë që pandemia nuk po dobësohet, Britania e Madhe u bë dje vendi i parë në Europë që kalon pragun e 100 000 viktimave si pasojë e COVID-19.

Vendi, aktualisht i rikufizuar, është në valën e tretë të pandemisë, shumë më virulente për shkak të një varianti të konsideruar më ngjitës, potencialisht më vdekjeprurës, dhe që tashmë është përhapur në të gjithë planetin.

Sipas një studimi të publikuar dje, çarjet e gjuhës, njollat në duar dhe këmbë, mund të jenë simptoma të tjera të COVID-19.

E vetmja shpresë, vaksinimi, që po përparon në mënyrë të pabarabartë nga një vend në tjetrin. Nëse Presidenti Joe Biden parashikon falë tij një imunitet kolektiv të amerikanëve deri në verë, në shumë kombe të tjera ka ngecur, për mungesë dozash, ose ka filluar me vështirësi për mungesë të burimeve./ATSH