Mbi 100.000kg kunguj (cucurbita moschata) po eksportohen nga Deçani në Zvicër.

0
187

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët z.Besim Zekaj dhe z.Ismet Dervishaj, të cilët janë në përfundim e sipër të përgatitjes për eksport në shtetin Zviceran të mbi 100 ton me kunguj (cucurbita moschata) të cilët i kanë kultivuar në tokat e tyre.

Ky varietet i kungullit i cili përpunohet në shtetin Zviceran përdoret për supa të ndryshme, lëngje dhe shumë desertë tjera.

Fermerët u shprehën të kënaqur nga rendimenti i këtij viti duke e falënderuar edhe Edison Çekaj i cili u ka mundësuar tregun e shitjes në Zvicër .
Për Drejtorin Stojkaj ,kjo mundësi është për tu përshëndetur dhe përkrahur duke shtuar se ne me mundësit tona si Institucion Komunal, do të mundohemi që të ju qëndrojmë afër fermerëve dhe shpresojmë se viti 2021, do të jetë vit më i mbarë dhe do të kem mundësi edhe të subvencionimit të fermerëve të vyer të komunës tonë .