Mbi 10 milionë raste infektimi me COVID-19 në SHBA

0
35

SHBA-ja tejkaloi sot pragun e 10 milionë rasteve COVID-19, sipas një vlerësimi të bërë nga Universiteti “Johns Hopkins”, ndërsa vendi po mbërthehet në atë që mund të quhet një valë e tretë e pandemisë.

SHBA ka parë shumë më tepër raste dhe vdekje se çdo komb tjetër, me mbi 237 700 viktima të lidhura me virusin për një popullsi prej rreth 330 milionë banorësh.

Shtrimet në spital, vdekjet dhe infektimet po rriten, me më shumë se 100 000 raste ditore COVID-19 të raportuara mesatarisht gjatë javës së kaluar.

Rekordi më i lartë i rasteve të infektimit, i regjistruar ndonjëherë në 24 orë, ishte të shtunën, me mbi 128 000 raste të reja./ATSH