Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën antiCovid

0
52

Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid, përfshirë edhe stafin shëndetësor.

Lajmin e ka bërë të ditur koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi. Ai ka sqaruar se po vazhdon vaksinimi i personave mbi moshën 80 vjeçare dhe se nga e mërkura ka filluar vaksinimi edhe i qytetarëve me dializë.

“Sot ka filluar vaksinimi i personave me dializë, kanë filluar të vinë pacientët e parë dhe deri më tani i kemi 6 persona me dializë që janë vaksinuar, por që presim edhe gjatë ditës së sotme”.

“Janë duke u vaksinuar edhe personat mbi moshën 80 vjeçare që janë 24. Procesi do të zgjasë”.

“Të gjithë ata që janë të vaksinuar kartelën që e kanë marr me veti është e specifikuar që të marrin edhe dozën e dytë”.

Nijazi Shinasi, tha se është me dializë qe pesë muaj dhe se ndonëse ka qenë i infektuar me COVID-19, ka vendosur të vaksinohet.

Ndërkaq, Haxhere Mestani, paciente me dializë që 16 vjet, tha se ka pasur frikë të vaksinohet, por që nuk ka pasur dhimbje.

“Po edhe Covidin e kam pasur dhe 4 muaj kam qenë shumë keq me virusin, tash jam më mirë dhe erdha me marrë vaksinën”, u shpreh ajo ajo.