Mbi 1 milion analiza të bëra në Klinikën e Biokimisë

0
58
Në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer më shumë se 1 milion analiza në vitin 2020, mes vështirësive të krijuara nga pandemia, nga një staf profesionistësh shëndetësorë, i cili, në pjesën më të madhe të kohës, ishte jo i plotë- për shkak të infektimit me COVID-19.
Sipas raportit të punës, në Klinikën e Biokimisë dhe në laboratorët brenda QKUK-së janë realizuar 1 milion e 9 mijë e 471 analiza për 246 mijë e 114 pacientë, një numër rekord i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në kohë pandemie.